RTSH Sport Live

Milan-Atalanta, shiten të gjitha biletat

  • 13/05/2022
  • |
  • Itali
Milan-Atalanta, shiten të gjitha biletat
Gazidis: Duam të fitojmë për tifozët tanë dhe trajnerin Pioli

Vala e kuqezinjve që shoqëroi Milanin në Verona, rreth gjashtëmbëdhjetë mijë tifozë udhëtues, kundër Atalantës, në ndeshjen e fundit në shtëpi, do të jetë shumë më e madhe. Shtatëdhjetë e pesë mijë vendet në San Siro tashmë janë prenotuar. Dhe duke pasur parasysh kërkesat e ardhura nga klubi dhe shoqatat e tifozëve, do të ishte e mundur të mbusheshin tre stadiume të tëra. Euforia është e madhe sepse nuk është thjesht ndjeshja e fundit në San Siro për ekipin, por mund të shënojë fillimin e festimeve të titullit.

Do të ndodhë nëse Pioli mund Gasperinin dhe nëse Interi largohet nga Cagliari pa fituar, ose me një barazim të kuqezinjve dhe një humbje të zikaltërve. Një kombinim për të cilin askush nuk dëshiron ta mendojë, gjëja e rëndësishme ndërkohë është të jesh aty: biletat kanë qenë në shitje që nga 1 prilli. Prej ditësh në San Siro është varur tabela, “bileta s’ka më”. “Të gjithë jemi në ankth për këtë ndeshje të madhe. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë tifozët tanë, të cilët të dielën do të arrijnë shifrën prej 1 milion të pranishëm në San Siro që nga fillimi i këtij sezoni. Eshtë e jashtëzakonshme – ka thënë Ivan Gazidis, Drejtori i përgjithshëm i Milanit.

"Këtë dëshirë dhe unitet duam ta konkretizojmë me ndeshjen e së dielës por edhe atë që vjen pas saj”. Gazidis ka qenë në Milanello pranë skuadrës gjithë këto ditë, gjatë përgatitjeve për ndeshjen kundër Atalantës. “I kam parë lojtarët të përqëndruar por edhe të qetë, me të njëjtën dëshirë si në ditët e mëparshme. Tani na duhe vetëm të përfitojmë me pozitivitet nga kjo mundësi e madhe që na jepet.

Ndjej sigurinë e këtyre lojtarëve për të bërë këto dy hapa të mëdha, të fundit” – ka thënë Gazidis. “Pioli është gjithnjë i qetë, është një njeri dhe trajner i madh. Të gjithë ne duam të fitojmë edhe për të, që është një njeri special për ne” – ka përfunduar drejtuesi i klubit kuqezi.