RTSH Sport Live

Milan, me Veronën rikthehet Ibrahimoviç

  • 16/10/2021
  • |
  • Itali
Milan, me Veronën rikthehet Ibrahimoviç
Suedezi, i thirrur nga Pioli për ndeshjen e sotme në orën 20.45 në San Siro

Zlatan Ibrahimovic është përsëri në dispozicion të Stefano Pioli. Trajneri i Milanit ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për sfidën e sotme kundër Veronës, ku ka përfshirë edhe suedezin. Në pra të konferencës për shtyp Pioli tha se ishte i pavendosur për mundësinë e thirrjes së sulmuesit, por në fund përgjigjet e suedezit në stërvitje e bindën atë.

Të grumbulluarit pët Milan-Verona

Portierë: Jungdal, Tatarusanu. Mbrojtësa: Ballo-Touré, Calabria, Conti, Gabbia, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori. Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Kessie, Krunic, Saelemaekers, Tonali. Sulmuesa: Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Pellegri, Rebic.