RTSH Sport Live

Milan-Salsburg, në RTSH

  • 02/11/2022
  • |
  • Futboll Bota
Milan-Salsburg, në RTSH
Kuqezinjtë do të kërkojnë përballë austriakëve biletën për në fazën e 16-shes të Champions League

Misioni është i qartë, raundi me eliminim i Champions League është aty, një hap larg Milanit, i cili ka dy nga tre rezultate në dispozicion kundër Salzburgut në ditën e fundit të Grupit E, një sfidë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH, ora 21:00.

Pika e avantazhit (7 vs 6) ndaj austriakëve u lejon kuqezinjve të luajnë për fitoren ose barazimin, vetëm me një disfatë do të eliminoheshin, duke zbritur në Europa League në rastin më të keq.

Zero shanse për t'u kualifikuar si i pari i grupit, por vetëm si forcë e dytë. Primatin tani e ka Chelsea, edhe në rast të arritjes në fund me pikë të barabarta me Milanin, përsëri renditja nuk ndryshon për shkak se diktohet nga përplasja direkte në favor të londinezëve (dy fitore, në 'Stamford Bridge' dhe San Siro).

Ndeshja e parë mes Salzburgut dhe Milanit, e vlefshme për ditën e parë, përfundoi 1-1. Avantazhit austriak me xhevahirin zviceran Okafor, i përgjigjet Saelemaekers, aktualisht i dëmtuar dhe që do të detyrohet të qëndrojë jashtë deri në fund të vitit

Giroud është gati të marrë përsëri një fanellë si titullar, Origi do t'i bëjë vend. Në mesin e fushës konfirmohen Tonali dhe Bennacer në bllok, si dhe linja mbrojtëse me katër lojtarë përballë Tatarusanut. De Ketelaere kërkon hapësirë, por për momentin avantazhin e ka Brahim Diaz.

Salzburg mbetet përsëri në dorë të çiftit Adamu-Okafor, të mbështetur nga Suçiç si trekuartist. Dediç dhe Bernardo në krahë, me Wober dhe Pavlovic që kompletojnë mbrojtjen para Kohn. Kjaergaard, Gourna-Douath dhe Seiwald në mesfushë.

FORMACIONI I MUNDSHËM

MILAN-SALSBURG

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu, Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez, Bennacer, Tonali, Messias, Brahim Diaz, Leao, Giroud.

SALSBURG (4-3-1-2): Kohn, Dedic, Ëober, Pavlovic, Bernardo, Kjaergaard, Gourna-Douath, Seiëald, Sucic, Adamu, Okafor.