RTSH Sport Live

Milan, United  e Roma bëjnë detyrën, eliminohen Leverkusen e Leicester

  • 25/02/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Milan, United  e Roma bëjnë detyrën, eliminohen Leverkusen e Leicester
Europa League, skuadrat e kualifikuara: Milan, United, Roma, Young Boys, Dinamo Kiev, Dinamo Zagreb, Slavia Prague dhe Olympiacos

Europa League ka kompletuar grupin e 16 skuadrave që kanë fituar të drejtën për të kaluar në raundin e 1/8. Në sfidan e transmetuar në RTSH, Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Crvena Zvezdën, por falë barazimit 2-2 në ndeshjen e parë(diferencën e bën goli në fushën kundërshtare), siguron të drejtën për të vazhduar në këtë kompeticion.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 9-të me një penallti të Kessie, por miqtë barazuan në minutën e 24-ët me anë të Ben. Gobeljic në minutën e 70-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e Zvezdës në inferioritet numerik. Gjithsesi, kuqezinjtë vuajtën deri në fund për të siguruar kualifikimin.

E lehtë për Romën, që pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, ka arritur një tjetër sukses, 3-1 në shtëpi përballë Braga. Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në përballjen me Sociedad në shtëpi, por kanë vazhduar për më tej falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë. Në sfidën e mbrëmjes, një penallti e humbur për spanjollët dhe një gol i anulluar për anglezët.

Surprizon Young Boys, që ka fituar 2-0 në fushën e Leverkusen(fitore 4-3 për zviceranët në ndehsjen e parë) duke siguruar kualifikimin për në 1/8. Dorëzohet edhe Leicester, që është mundur 2-0 në shtëpi nga Slavia Prague.

PSV ka arritur një fitore 2-1 përballë Olympuacos, por humbja 4-2 në ndeshjen e parë i jep të drejtën formacionit grek për të vazhduar më tej.

REZULTATET

Dinamo Z.-Krasnodar 1-0 (3-2)

(31’ Orsic)

Leicester-Slavia Praga 0-2 (0-0)

(49’ Provod, 79’ Sima)

Bayer Leverkusen-Young Boys 0-2 (3-4)

(48’ Siebatcheu, 86’ Fassnacht)

Manchester United-Real Sociedad 0-0 ( 4-0)

Milan-Crvena Zvezda 1-1 (2-2)

(8’ Kessie; 24’ Ben)

PSV Eindhoven-Olympiacos 2-1 ( 2-4)

(23’ e 44’ Zahavi; 88’ Koka)

Roma-Braga 3-1 ( 2-0)

(24’ Dzeko, 75’ Perez, 90’+1 Borja Mayoral; 88’ aut. Cristante)

Club Bruges-Dinamo Kiev 0-1 (1-1)
(83’ Buyalskyy)

Skuadrat e kualifikuara në 1/8
Tottenham 
Ajax 
Slavia Prague 
Manchester United 
Milan 
Olympiacos 
Roma 
Arsenal 
Granada 
Rangers 
Shakhtar 
Molde 
Villarreal 
Young Boys 
Dinamo K. 
Dinamo Z.