RTSH Sport Live

Milan, Zhiru gati të sfidojë mallkimin e numrit 9

  • 16/07/2021
  • |
  • Itali
Milan, Zhiru gati të sfidojë mallkimin e numrit 9
Francezi do të veshë fanellën me numrin që ishte në supet e Mandzukic sezonin e kaluar

Olivier Giroud është gati të sfidojë mallkimin e numrit 9. Francezi është i destinuar të mbajë mbi supe numrin që më parë e ka mbajtur Inzaghi dhe që nga dalja në pension e SuperPipos, gjithmonë ka qenë i lidhur me përvoja kryesisht të pasuksesshme: nga Torres te Mandzukic, nga Lapadula te Piatek, nga André Silva te Higuain, asnjë nga sulmuesit që veshën fanellën me numrin 9, nuk kanë arritur kurrë të lënë gjurmët e tyre dhe të shkruajnë faqe të rëndësishme të historisë. Giroud dëshiron ta provojë, siç dëshmohet nga fakti që fanella e tij me 9 është tashmë në shitje në faqen zyrtare të kuqezinjve, është koha e duhur?

Milan, mallkimi i numrit 9 pas Inzaghi

Alessandro Matri (2013-14): 19 ndeshje, 1 gol

Fernando Torres (2014-15): 10 ndeshje, 1 gol

Mattia Destro (2015): 15 ndeshje, 3 gola

Luiz Adriano (2015-17): 36 ndeshje, 6 gola

Gianluca Lapadula (2016-17): 29 ndeshje, 8 gola

André Silva (2017-18 dhe 2019): 41 ndeshje, 10 gola

Gonzalo Higuain (2018-19): 22 ndeshje, 8 gola

Piatek (2018-2020): 41 ndeshje, 16 gola

Mandzukic (Janar-Qershor 2021): 11 ndeshje, 0 gola