RTSH Sport Live

Milani, buxhet 50 milionë euro për merkaton

  • 22/06/2022
  • |
  • Itali
Milani, buxhet 50 milionë euro për merkaton
Maldini dhe Massara duhet të bëjnë një mrekulli, ja çfarë do të ndodhë me Botman dhe Sanches

Ditët kalojnë dhe te Milan duhet të nxitojnë për të rinovuar me Maldinin dhe Massaran, koha nuk premton pasi klubi po rrezikon të komplikojë negociatat për transferimin e disa futbollistëve që prej kohësh kanë gjetur gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë.

Buxheti i Milanit për merkaton do të jetë rreth 50 milionë euro. Një shifër goxha e ulët dhe në këtë mënyrë Maldini dhe Massara duhet të bëjnë një mrekulli. Duhet thënë se merkato e verës do të menaxhohet nga Fondi Elliot përpara se të gjitha aksionet të kalojnë te RedBird. Emra si Botman dhe Renato Sanchez vijojnë të presin Milanin për të kompletuar transferimin, Lille kërkon në total 45 milionë euro për Botman dhe Renato Sanches.

Mbi 40 milionë vlerësohen kartonat e De Ketelaere dhe Zaniolos. Por merkato mund të zhvillohet në mënyra të tjera, marrëveshje me huazim ose të drejtë blerje.

Për këtë arsye, prania e Maldinit dhe Massarës është thelbësore, dy drejtues që kanë pasur aftësinë për të formuar një Milan të madh pa shpenzuar shifra të mëdha.