Nëse është dikush që duhet të mësojë nga humbjet, është pikërisht trajneri Pioli, i cili ka një fletore plot gabime për të mos u përsëritur nga ndeshja e parë, kur Sassuolo triumfoi në San Siro me rezultatin 1-3. Dionisi është një nga trajnerët që ka dhënë më shumë ide në një sezon plot surpriza. Sidomos ndaj skuadrave teknikisht më superiore e në fusha të vështira Sassuolo ka zhvilluar një lojë precize dhe brilante, pa patur frikë aspak nga emri i kundërshtarit. Më 28 nëntor, Milani u përpoq të kontrollonte mesfushën e emilianëve që luanin me skemën 4-3-3, duke vendosur një linjë prej pesë lojtarësh Florenzi, Saelemaekers, Diaz, Leao dhe Hernandez, pas Ibrës.
Pas avantazhit të kuqezinjve, Sassuolo e përmbysi lojën me një gol nga goditja e dënimit dhe me dy topa të rikuperuar nga presioni i presingut, e duke përfituar nga dalja e Milanit përpara. Një rrezik që Pioli do ta ketë marrë parasysh, sepse pasi të kenë rikuperuar topin, Sassuolo mund të shfrytëzojnë sulmuesit e vet, Berardi e Traoré nga anët dhe Raspadori e Scamacca në qendër. Por Milani i ndeshjeve të fundit i beson lojës me topat e gjatë, duke përfituar nga saktësia e Maignan, shpejtësia e Leaos dhe kërkimi i pozicioneve të duhura për të menaxhuar të ashtuquajturat “topa të dytë”.
Ka shumë gjasa që kjo të jetë një zgjidhje e kërkuar nga kuqezinjtë në ndeshjen e Mapeit. Duke supozuar se Milani nuk ka interes të diktojë lojën dhe të "bëjë" ndeshjen, ka të ngjarë që në fazën mbrojtëse të alternojë presionin e lartë me mbrojtjen pozicionale, duke pasur parasysh se ekipi i Dionisit është veçanërisht i aftë për të dalë me sukses në kundërsulm. Milani do të duhet të jetë i kujdesshëm për të mos lënë shumë hapësirë në krahë, veçanërisht në anën e majtë të sulmit të kundërshtarit.
Traoré është i aftë në dyluftimin një me një dhe përfiton nga kombinimet me Kyriakopulos, ndërsa nga ana tjetër Berardi përpiqet më shumë të presë drejt qendrës, shoqëruar me lëvizjet e sakta në zonë të Frattesit. Duke treguar se aftësia për të lexuar fazat e ndryshme të ndeshjes dhe situatat e lojës janë arma e kuqezinjve në sezon, nuk ka dyshim se Pioli dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të gjejnë kundërmasën e duhur ndaj karakteristikave kundërshtare.
Edhe pse midis tabelës së zezë së skemave dhe fushës, ka gjithmonë një ndryshim të madh. Megjithatë në shtëpinë e Milanit kanë fiksuar tashmë çmimin për titullin. Sipas 'Repubblica', në rast se kuqezinjtë fitojnë titullin e 19-të, çdo futbollist do të përfitojë 200 mijë euro.