RTSH Sport Live

Milani humbet tre lojtarë

  • 23/09/2022
  • |
  • Itali
Milani humbet tre lojtarë
Ndaj Çelsit dhe Juventusit mungojnë  Maignan, Hernandez dhe Tonali

Milani vazhdon të humbasë lojtarë nga formacioni kryesor. Pas dëmtimeve të Theo Hernandezit e Tonalit, nga ndeshjet e kombëtareve që po luhen për Ligën e Kombeve vjen një tjetër lajm i keq. Dëmtohet edhe Mike Maignan. Portieri i kuqezinjve është dëmtuar gjatë ndeshjes që luante Franca kundër Austrisë. Ai është zëvendësuar në përfundim të pjesës së parë nga Areola. Maignan ka nj problem në pulpën e majtë. Dhe derisa të kuptohet se sa i rëndë është problemi, trajneri i Francës, Deshamps ka vendosur ta lerë pushim portierin e Milanit për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Kaq ka mjaftuar që të ndizen sirenat e alarmit te Milani. Sepse pikërisht portieri është pika më e fortë dhe më e rëndësishme e skuadrës së Piolit. Mike Maignan priti 11 metërshtin e Berardit kundër Sassuolos duke e mbajtur Milanin në lojë për kreun e renditjes. Francezi ka pritur 31% të 11 metërshave dhe është më i miri në 5 kampionatet më të rëndësishme evropiane. Askush nuk ka bërë më mirë se ai. Mike është kthyer në Milano për të kryer kontrollet e detajuara nga stafi mjekësor i kuqezinjve.

Në rast se portieri francez nuk do të mund të luahë, atëherë ndaj Empolit, trajneri Pioli do të aktivizojë në portë Tatarusanu. Por në mendjen e trajnerit dhe drejtuesve të kuqezinjve ankthi shtohet kur në ndeshjet e ardhshme Milani do të ketë tre sfida të rëndësishme, dy me Chelsea në Ligën e Kampioneve dhe Juventusin në Serie A.

Një tjetër mungesë e rëndësishme për Milanin, në ndeshjen ndaj Empolit është edhe Hernandez. Ai u largua nga fusha në pjesën e dytë në sfidën ndaj napolit për një tërheqje në kofshë. Me shumë gjasa mbrojtësi do të mungojë edhe në ndeshje e parë ndaj Chelsea.

Pastja është edhe Tonali. Mesfushori i kuqezinjve është larguar nga grumbullimi me kombëtaren italiane për shkak të një problemi muskulor.