RTSH Sport Live

Milani ka një numër 10: zyrtarizohet Brahim Diaz

  • 19/07/2021
  • |
  • Itali
Milani ka një numër 10: zyrtarizohet Brahim Diaz
Spanjolli ka nënshkruar deri më 30 qershor 2023

Tani është zyrtare: Brahim Diaz kthehet të veshë fanellën kuqezi dhe do ta bëjë këtë për dy sezonet e ardhshme. Klubi ka njoftuar angazhimin dy-vjeçarë të huazimit të fantazistit spanjoll, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2023. Diaz, siç ishte folur tashmë nga thashethemet e ditëve të fundit, do të ketë përgjegjësinë të veshë fanellën me numrin 10 në shpatullat e tij.

Njoftimi I klubit: "AC Milan njofton se ka siguruar shërbimin e Brahim Abdelkader Díaz nga Real Madrid CF për një periudhë 2-vjeçare. Lojtari bashkohet me klubin e AC Milan deri më 30 qershor 2023. Brahim, pasi ka shënuar 39 paraqitje dhe 7 gola për AC Milan sezonin e kaluar, do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi dhe do të mbajë numrin 10 ".