Milani fitoi 4-2, duke vuajtur kundër një Bologna të reduktuar në nëntë, por që I ka dhënë vendin e parë në Serie A për një natë. Kuqezinjtë përpara me dy gola (dhe një lojtar i Bolonjës, Soumaro i përjashtuar) në pjesën e parë me realizimet e Leaos dhe Calabria. Në fillim të pjesës së dytë, kuqeblutë e rregullojnë lojën me autogolin e Ibras dhe golin e Barroë brenda dy minutave, më pas humbin edhe Soriano. Në pesë minutat e fundit Bennacer dhe Ibrahimovic më në fund gjejnë golat e tri pikëve.
Milani ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e para në një sezon të Serie A për herë të dytë në historinë e tij: më parë, kuqezinjtë kishin pasur sukses vetëm në 1954/55.
Zlatan Ibrahimovic është bërë golashënuesi i katërt më i vjetër në historinë e Serie A (40 vjeç e 20 ditë), përpara kishte vetëm tre lojtarë me të paktën 40 vjet në ligën italiane: Costacurta, Piola dhe Vierchoëod.
Katër përjashtime ndaj lojtarëve të Bolonjës në këtë Serie A, asnjë skuadër në pesë kampionatet kryesore evropiane në vazhdim nuk ka më shumë (katër edhe për Lyon).
Zlatan Ibrahimovic (40 vjeç e 20 ditë) është lojtari i dytë i aftë për të shërbyer një asist në Serie A në moshën 40 vjeç nga 2004/05 deri më sot, i pari ishte Francesco Totti (40 vjeç, 145 ditë kundër Torinos në 2017). Suedezi u bë gjithashtu më i moshuari që ka shënuar autogol në këtë kompeticion.