RTSH Sport Live

Milinkovic fundos Cremonesen në minutën e 89-të, Lazio mbron vendin e dytë

  • 28/05/2023
  • |
  • Itali
Milinkovic fundos Cremonesen në minutën e 89-të, Lazio mbron vendin e dytë
Lombardët u përgjigjen dy golave të vendasve, por rrëzohen në minutën e 89-të të ndëshkuar nga Milinkovic-Savic (dopietë)

Lazio mundi Cremonese 3-2 në ndeshjen e 37-të të Serie A dhe mban vendin e dytë në renditje përpara Interit. Bardhekaltërit  zhbllokuan sfidën pas vetëm 4’ me një zbritje dhe finalizim të shkëlqyer të Hysajt dhe dyfishuan në minutën e 37-të me Milinkoviç-Savic. Në pjesën e dytë, megjithatë, bien në lojë dhe brenda katër minutash lombardët shkurtojnë fillimisht me Galdames (54'), më pas shënojnë 2-2 falë autogolit të pabesueshëm të Lazzari (58'). Një minutë nga minuta e 90-të, Milinkovic firmosi golin që vlen tri pikët dhe që e kualifikon matematikisht ekipin e tij në ‘Final Four’ të Superkupës së Italisë.

Lazio është skuadra e vetme në pesë ligat më të mira të Evropës që krenohet me tre mesfushorë me të paktën tetë gola të shënuar këtë sezon: Sergej Milinkovic-Savic (nëntë), Felipe Andreson (nëntë) dhe Mattia Zaccagni (10).

Lazio i ka fituar të dyja ndeshjet sezonale kundër Cremonese në Serie A për herë të dytë, pas 1929/30.

Që nga fillimi i shkurtit, vetëm Napoli (34) ka fituar më shumë pikë se Lazio në Serie A (33).

Elseid Hysaj e gjeti sërish golin në Serie A për herë të parë pas 638 ditësh (Lazio-Spezia më 28 gusht 2021).

Lazio është skuadra me të cilën Elseid Hysaj ka shënuar më shumë gola në Serie A (tre në total, një me Empolin dhe dy me fanellën e bardhekaltërve).