RTSH Sport Live

Milinkovic-Savic dhe Pedro përmbysin Midtjylland, Lazio prek kualifikimin

  • 27/10/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Milinkovic-Savic dhe Pedro përmbysin Midtjylland, Lazio prek kualifikimin
Në Olimpico Isaksen hap sfidën, më pas bardhekaltërit përmbysin rezultatin: fitore e rëndë për çelësin e kualifikimit

Lazio nuk gabon në Europa League. Në ditën e pestë të Grupit F, skuadra e Sarrit mundi me përmbysje  2-1 Midtjylland, arriti në krye të grupit me 8 pikë dhe shikon kalimin e turit. Në Olimpico në pjesën e parë Isaksen (8') përfiton nga një gabim i Gila dhe zhbllokon garën, më pas Milinkovic Savic (36') barazon me një gjuajtje precize. Në pjesën e dytë, pas krosimeve të Dreyer dhe Zaccagni, Pedro (58') kujdeset për nënshkrimin e golit që përmbysi rezultatin dhe vendosi ndeshjen. Në finale, një gol nga secila skuadër u anulua për pozicion jashtë loje.

Misioni i kryer për Lazion në Evropë. Në fakt, me pak dhimbje, banda e Sarrit rrëmben një fitore të çmuar ndaj Midtjylland dhe arrin tetë pikë. Një rezultat që për momentin nuk garanton kalimin e turit, por që lë ende shpresë për ndeshjen e fundit ndaj Feyenoord. Një sukses i rëndë më shumë për mënyrën se si mbërriti sesa për lojën. Krahasuar me të zakonshmet, në fakt, bardhekaltërit kanë manovruar me më pak saktësi dhe shpejtësi, duke e rikthyer situatën falë goditjeve të Milinkvoc Savic dhe Padro. Dy gola që rrëzuan danezët dhe e rikthyen lojën në rrugën e duhur pas një fillimi të komplikuar.