Tashmë është zyrtare. Jack Miller i thotë lamtumirë Ducatit pas 5 sezonesh. Piloti australian do të garojë sezonin e ardhshëm me Ktm. Miller ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me shtëpinë austriake dhe do të ketë si shok skuadre Brad Binder në botërorin e ardhshëm të MotoGP. Menaxheri i Ktm, Francesco Guidotti është shprehur për ardhjen e Miller: "Do të jenë dy sezone entuziaste. I njoh mirë vlerat e Miller dhe besoj se ai do të na ndihmojë shumë në realizimin e projektit tonë”.
Ndërsa te Ducati, Miller, do të zëvendësohet nga një prej Jorge Martin e Enea Bastianini. Shtëpia e Borgo Panigales gjatë kësaj jave do të vendosë se cili pilot do të jetë përkrah Pecco Bagnaias për sezonin e ardhshëm të Moto Gp.