RTSH Sport Live

Milot Rashica kalon në Premier Ligë

  • 22/06/2021
  • |
  • Angli
Milot Rashica kalon në Premier Ligë
24-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Norwich City

Norwich City ka konfirmuar nënshkrimin me Milot Rashicën, I cili vjen nga Bundesliga, nga radhët e Werder Bremen. Futbollisti kosovar, i cili luan si mesfushor sulmues ose anësor, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare në Carrow Road. 24-vjeçari, bëri 87 paraqitje në Bundesliga dhe shënoi 21 gola në katër sezone e gjysmë me Bremen.

"Jam me të vërtetë i ngazëllyer që do luaj para tifozëve të Norwich dhe në Premier League. Sigurisht që do t'i jap më të mirën këtij klubi futbolli në çdo ndeshje dhe shpresoj të entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj. Di disa gjëra për klubin, veçanërisht stilin e lojës nën drejtimin e Daniel Farke.

“Dua të vazhdoj të mësoj dhe zhvillohem si lojtar dhe person dhe mendoj se stili i lojës këtu do të më përshtatet shumë. Kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron të shohë nga unë. Ato biseda me të së fundmi kanë qenë një ndihmë e madhe dhe unë jam shumë i ngazëllyer.

Trajneri Daniel Farke shtoi: "Ne kemi një lojtar shumë interesant(i referohet Milotit) dhe ne jemi të kënaqur që kemi mundur ta sjellim këtu. Shumë klube të mëdha kanë qenë të interesuara për shërbimin e tij gjatë sezoneve të fundit. Është një lojtar plot potencial. Ai është i shpejtë dhe i zgjuar në lëvizjet e tij, teknikisht i mirë dhe i shkëlqyer në përfundimin dhe asistimin e golave​​".