RTSH Sport Live

Miqësorja, Vora-Tirana në RTSH

  • 25/03/2023
  • |
  • Evente Sportive
Miqësorja, Vora-Tirana në RTSH

Pushimet e detyruara për shkak të datave të lira të FIFA-s nuk pengojnë klubet shqiptare që të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e radhës. Kështu skuadra e Tiranës, e cila vazhdon përgatitjet për duelin me Erzenin, zbret sot në fushë për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Në orën 15:30 kampionët do të kolaudojnë ekipin duke u përballur me Vorën. Ky takim do t’i shërbieje Orges Shehit të shikojë edhe gjendjen e lojtarëve.

Ndërkohë Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë falas këtë përballje në “RTSH 2”.