Momente tmerri për familjen e Theo Hernandez. Mbrëmjen e djeshme, në fakt, në rezidencën e Cassano Magnago (në zonën Varese), një bandë kriminelësh ka hyrë në vilë dhe ka marrë me vete sende me vlerë.
Aspekti më shqetësues, megjithatë, sipas rikonstruksioneve të para, është se në momentin e vjedhjes ishin të pranishme shoqëruesja e futbollistit të Milanit Zoe Cristofoli, së bashku me djalin e saj, vogëlushin Theo Junior. Tronditja për atë që ndodhi është lehtësisht e parashikueshme.
Sipas rikonstruksioneve të para, banda e kriminelëve, sapo hyri në shtëpi, ka nisur bastisjen, duke marrë një send të ndryshme me vlerë. Hetimet janë duke u zhvilluar për momentin, duke shfrytëzuar kamerat e vëzhgimit dhe dëshminë e gruas së Theo Hernandez.