RTSH Sport Live

Montecarlo, pista “tabu” për Charles Leclerc

  • 18/05/2021
  • |
  • Formula 1
Montecarlo, pista “tabu” për Charles Leclerc
Leclerc e adhuron garën e shtëpisë së tij, por deri tani, në tre gara të zhvilluara nuk ka mundur, jo vetëm të marrë pikë, por as t’i përfundojë ato

Montecarlo është bërë gati për të pritur garën më spektakolare të kalendarit të Formula 1. Edicioni i 78-të i saj, i cili në fakt nuk u zhvillua në 2020 për shkak të emergjencës sanitare dhe mbylljes së kufijve nga pandemia, tani është gara e pestë e Botërorit të Formula 1, në 2021. Për makinat e kuqe, Montecarlo është një terren tradicionalisht i pëlqyer.

Tani shpresat e skuadrës, mbështeten te Charles Leclerc, që në 2019, Çmimi i tij i parë i Madh me Ferrarin në pistën e shtëpisë së tij, përjeton një fundjavë për t’u harruar. I teti në qualifikuese dhe detyrohet të tërhiqet nga gara të dielën. Kuriozitet ka edhe për paraqitjen e Carlos Sainz, që para dy vitesh me McLaren mbërrin i gjashti në finish.

 Nëse do ta përsëriste me Ferrarin, do të ishte me të vërtetë një rezultat mjaft i mirë, por sigurisht që spanjolli synon për më lart në renditje. Leclerc e adhuron garën e shtëpisë së tij, por deri tani, në tre gara të zhvilluara nuk ka mundur, jo vetëm të marrë pikë, por as t’i përfundojë ato. Të garosh në shtëpi, është diçka speciale, thonë pilotët.

Ndjesitë janë të dyfishta edhe nëse humbet edhe nëse fiton. E kur gjërat shkojnë keq, zhgënjimi është edhe më i madh. Dhe këtë e di mirë Charles Leclerc, që edhe pse e adhuron cirkuitin e Montecarlos, ende nuk ka arritur të buzëqeshë aty.

Nëpër rrugët e Montecarlos ka kaluar gjithë jeta e Charles Leclerc. Fëmijëra, adoleshenca dhe tani aktualiteti. Këtë vit, Montecarlo është special për të për dy arsye, e para është se rikthehet aty në garë pas dy vitesh dhe e dyta pasi i jepet mundësia të marrë një rezultat në pistën e shtëpisë së tij.