RTSH Sport Live

Morata del nga fusha duke çaluar, u dëmtua nga një roje i sigurisë në fund të ndeshjes

  • 10/07/2024
  • |
  • Euro 2024
Morata del nga fusha duke çaluar, u dëmtua nga një roje i sigurisë në fund të ndeshjes

Spanja fitoi me Francën dhe tashmë është finalen e Euro 2024. Por një episod thuajse i pabesueshëm ka ndodhur në fund të kësaj sfide, teksa futbollistët e kombëtares spanjolle po festonin. Ndërsa lojtarët e De La Fuentes ishin në pjesën e stadiumit ku ndodheshin tifozët e tyre për të festuar kualifikimin në finalen e së dielës, një tifoz hyri në fushë duke shkuar në drejtim të lojtarëve të Spanjës. Por ai u ndoq menjëherë nga një grup rojesh të sigurisë. Por një prej tyre rrëshqiti në fushë dhe padashje goditi dhe rrëzoi Alvaro Moratën. Sulmuesi i Spanjës u ngrit dhe duke çaluar nga dhimbjet iu bashkua grupit të shokëve të skuadrës. Një ngjarje e papritur kjo për Spanjën dhe të gjithë janë të shqetësuar për fatin e kapitenit, pasi mjekët ende nuk kanë konfirmuar se si është gjendja e Moratës dhe nëse do të jetë apo jo në finale. Sulmuesi spanjoll, pas evropianit do të kthehet në Itali për të veshur fanellën e Milanit.