RTSH Sport Live

Moto 2 në Austri për japonezin Ai Ogura

  • 21/08/2022
  • |
  • Moto GP
Moto 2 në Austri për japonezin Ai Ogura
Në Spielberg triumf japonezësh edhe në Moto 3, në vendin e parë Sasaki

I nisur si kryesuesi i kualifikueseve dhe në vendin e parë në “Pole-Position”, Ai Ogura triumfon në Çmimin e Madh të Madh të Austrisë dhe vihet në krye të Botërorit për Moto 2, kjo duke përfituar nga rrëshqitja e Vietit. Në podium edhe Shantra dhe Dikson. Gjatë garës janë rrëzuar Dala Porta dhe Arbolino. Asnjë italian nuk arrin të marrë pikët e duhura, ndërsa i vetmi që dallohet në renditje është Nikolo Antoneli i gjashtëmbëdhjeti.

Ajumu Sasaki fiton Çmimin e Madh të Austrisë në Moto 3. Në Spielberg ai parakalon një tjetër japonez, Suzukin. Plotëson podiumin spanjolli Munjoz. Vendi i pestë për Serxhio Garsian që përforcon kryesuesin në renditjen e përgjithshme duke qenë përpara spanjollit Izan Guevara, i cili ishte i shtati. Përfundon keq gara për Foxhian, i cili e përfundon i dymbëdhjeti, por në renditjen e përgjithshme mbetet i treti.