RTSH Sport Live

Moto GP, 6 vende bosh për sezonin 2022

  • 13/07/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, 6 vende bosh për sezonin 2022
Yamaha, Honda, Aprilia, Petronas nuk kanë pilot të dytë për sezonin e ardhshëm

Gjashtë skuadra në Moto Gp nuk kanë një pilot të dytë për sezonin 2022. Bëhet fjalë për Yamahan, Aprilian, Petronas, Tech3 dhe dy nga Aramco VR46. Ndërkohë që Maverick Vinales dhe Dovizioso, janë dy pilotë pa ekip që tani. Gjatë pushimeve të verës, me Fabio Quartararon si udhëheqës të Kampionatit Botëror të MotoGP, është periudha më e mirë për të rishikuar se si do të jenë skuadrat në 2022. Kjo sepse disa skuadra nuk e kanë të përcaktuar pilotin e dytë, pasi iu mbaron kontrata.

Fabio Quartararo ka një kontratë deri në fund të vitit 2022. Pas përfundimit të kontratës me Maverick Viñales, Yamaha ka një vend të lirë për sezonin e ardhshëm. Marc Márquez ka nënshkruar deri në vitin 2024 me Hondën, ndërsa Pol Espargaró, i përfundon kontrata në 2022. Te Suzuki, kanë të konfirmuar deri në 2022, Joan Mir dhe Álex Rins. Edhe te Ducati kanë të siguruar dyshen e tyre të pilotëve nën kontratë deri në 2022, Francesco Bagnaia dhe Jack Miller. Skuadra austriake KTM, gjithashtu ka portugezin Miguel Oliveira, i cili ka rinovuar kontratën deri në 2024. LCR Honda, kanë konfirmuar edhe për vitin 2022, dy pilotët Álex Márquez dhe Takaaki Nakagami.

Petronas Yamaha ka të konfirmuar vetëm Morbidellin. Piloti italian pret vendimin e bashkatdhetarit dhe shokut të tij të skuadrës Valentino Rossi për të ditur se cila do të jetë dyshja e pilotëve të kësaj skuadre në 2022. Te KTM Tech3, Remy Gardner, udhëheqësi i Kampionatit Botëror Moto2, ka konfirmuar kalimin e tij në kategorinë më të lartë me skuadrën satelite austriakë. Piloti tjetër do të vendoset midis Danilo Petrucci dhe Iker Lecuona. Pramac Ducati rinovoi dhe konfirmoi dy pilotët e tij aktualë: Johann Zarco dhe Jorge Martín edhe për vitin 2022.