RTSH Sport Live

Moto GP, Doha:  supriza në nisje, Martin e Zarko përmbysin gjithçka

  • 03/04/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Doha:  supriza në nisje, Martin e Zarko përmbysin gjithçka
Të shtunën janë zhvilluar provat zyrtare të garës së dytë të Moto GP-së

Horhe Martin dhe Johan Zarko dhurojnë të papritura në provat zyrtare të garës së dytë. Të shtunën janë zhvilluar provat zyrtare të garës së dytë të Moto GP-së, që, sikundër çdo veprimtari madhore sportive ndërkombëtare, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Kështu, Kampionati Botëror i Motoçiklizmit zhvillon në fundjavë garën e dytë të këtij sezoni, që do të zhvillohet për të dytën herë radhazi në pistën e Losailit në Katar, por, që ndryshe nga ai i para një jave, është emërtuar si Çmimi i Madh i Dohas. Dhe të shtunën janë zhvilluar provat zyrtare të garës së dytë, që, sikundër çdo veprimtari madhore sportive ndërkombëtare, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Dhe seanca e fundit kualifikuese e këtyre provave ka dhuruar drithërima, duke përjetuar disa përmbysje të njëpasnjëshme dhe duke ofruar edhe të papritura sa i përket radhës së nisjes në garën e së dielës. Kështu, teksa u mendua se Maverik Vinjales kishte bërë mjaftueshëm për të siguruar nisjen nga vendi i parë, por dy pilotët e skuadrës kliente të “Dukati Pramakut”-t, kanë përmbysur gjithçka. Kështu, Johan Zarko e ka ulur me vetëm 4 të mijëtat kohën e spanjollit.

Por më pas ka ardhur shoku i tij i skuadrës, Horhe Martin, i cili ka marrë vendin e parë me kohën 1 minutë, 53 sekonda e 106 të mijëtat. Ai ishte 157 të mijëtat më i shpejtë se francezi Zarko dhe 161 të mijëtat më i shpejtë sesa  Vinjales. 10-shen e të parëve e plotësuar Xhek Miller, Fabio Kuartararo, Françesko Banjaja, Aleiks Espargaro, Aleks Rins, Joan Mir dhe Franko Morbideli.