RTSH Sport Live

Moto GP, Fabio Kuartararo fiton në Itali

  • 30/05/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Fabio Kuartararo fiton në Itali
Francezi triumfon në garën “e rrëzimeve” në Muxhelo, gara erdhi direkt në RTSH

Piloti i “Jamaha”-s, Fabio Kuartararo, dominoi të dielën në garën dramatike të Moto GP-së në Çmimin e Madh të Italisë, pasi një rrëzim i shpejtë i Françesko Banjajës e ndimoi atë të thellonte epërsinë në krye të renditjes së përgjithshme individuale. Në fakt, familja e Moto GP-së u mblodh përpara nisjes së garës prej 23 xhirosh, duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të pilotit 19-vjeçar të Moto 3-shit, Zhejson Dypaskier, i cili humbi jetën pas një aksidenti të tmerrshëm të shtunën gjatë provave zyrtare të nivelit të 3-të të këtij Botërori.

Dhe vetë gara e së dielës ishte po aq dramatike, pasi, që pa nisur ende, Enea Bastianini goditi Johan Zarkonë dhe u rrëzua, duke humbur garën. Banjaja mori kryesimin e garës që në nisje, duke lënë pas Kuartararon, i cili sidoqoftë, nuk e humbi toruan, por as durimin, duke u shpërblyer shpejt. Mark Markez ishte i pari që u rrëzuar, duke e braktisur garën, por pak kthesa më pas, kryesuesi i saj, Banjaja, u rrëzua gjithashtu, duke i dhuruar vendin e parë Kuartararos.

Ky i fundit pati një duel me ndjekësin më të afërt, pilotin e “Pramak”-ut, Johan Zarko, në xhiron 3 dhe 4, por më pas nuk e lëshoi më kryesimin e garën deri në fund, duke mbërritur në finish 3 sekonda para Migel Olivierës dhe Joan Mirit. Zarko u detyruar të kënaqej me vendin e 4-t, ndërsa 10-shen e të parëve e plotësuan Binder, Miller, Aleiks Espargaro, Vinjales, Petruçi dhe Valentino Rosi. Fitorja e shkëputi Kuartararos 24 nga ndjekësi më i afërt, Zarko, dhe 26 pikë nga Banjaja i vendit të 3-të.

Cla # Rider Bike Gap
1 20 France Fabio Quartararo Yamaha  
2 36 Spain Joan Mir Suzuki 3.000
3 88 Portugal Miguel Oliveira KTM 2.592
4 5 France Johann Zarco Ducati 3.535
5 33 South Africa Brad Binder KTM 4.903
6 43 Australia Jack Miller Ducati 6.233
7 41 Spain Aleix Espargaro Aprilia 8.030
8 12 Spain Maverick Viñales Yamaha 17.239
9 9 Italy Danilo Petrucci KTM 23.296
10 46 Italy Valentino Rossi Yamaha 25.146
11 27 Spain Iker Lecuona KTM 25.152
12 44 Spain Pol Espargaro Honda 26.059
13 51 Italy Michele Pirro Ducati 26.182
14 73 Spain Alex Marquez Honda 29.400
15 32 Italy Lorenzo Savadori Aprilia 32.378
16 21 Italy Franco Morbidelli Yamaha 37.906
17 10 Italy Luca Marini Ducati 50.306
  30 Japan Takaaki Nakagami Honda  
  42 Spain Alex Rins Suzuki  
  63 Italy Francesco Bagnaia Ducati  
  93 Spain Marc Marquez Honda  
  23 Italy Enea Bastianini Ducati