RTSH Sport Live

Moto GP, Franko Morbideli, optimist për sezonin e ri

  • 22/03/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Franko Morbideli, optimist për sezonin e ri
Piloti i skuadrës kliente të “Petronas”-it flet pas testeve të Katarit

Piloti i skuadrës kliente të “Petronas”-it, Franko Morbideli, ishte i 3-ti më i shpejti në testet e Katarit, vetëm 140 të mijëtat e sekondës pas dyshesh së skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s, Maverik Vinjalesit dhe Fabio Kuartararos.

Piloti i skuadrës kliente, “Petronas”-it, Franko Morbideli beson se “përmirësimet e ndjeshme”, që i janë bërë specifikave të motorit të tij “Jamaha” kanë zgjidhur një numër çështjesh që kishte përjetuar sezonin e fundit. Në fakt, fituesi i 3 garave në Moto GP do të garojë me specifikat e versionit të vjetër, me të cilat ai u rendit i dyti në kampionatin botëror të vitit të shkuar.

Morbideli garoi vitin e shkuar me një motor M1 të 2019-ës, por paksa më të modifikuar, por “Jamaha” futi në përdorim disa përmirësime në testet parasezonale të Katarit, dhe italiani e pohoi se për të kishte qenë e papritur. Specifikimet e Morbidelit ofruan qëndrueshmëri në 2020-ën, ndonëse ai u përball me disa probleme me motorin e tij në gara të caktuara.

Por i pyetur pas testeve të parasezonit nëse përmirësimet e reja i kishin zgjidhur këto probleme, ai u përgjigj: “Po, sepse ato ishin shumë të thjeshta, por shumë thelbësore dhe udhëzime të thjeshta. Kështu që mendoj se përmirësimet që solli “Jamaha” do të funksionojnë edhe në pistat e tjera, siç funksionuan këtu në Katar.

Kështu mendoj unë të paktë dhe shpresoj që kështu që ndodhë.” Në fakt, paraqitja e Morbidelit u dha të drejtëve fjalëve të tij, teksa piloti i skuadrës kliente ishte i 3-ti më i shpejti në testet e Katarit, vetëm 140 të mijëtat e sekondës pas dyshesh së skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s, Maverik Vinjalesit dhe Fabio Kuartararos.

Duke folur shkurtimisht pas këtyre testeve, Morbideli u shpreh i kënaqur dhe gati për sezonin e ri. “Sigurisht, mund të bëj më mirë, por e përgjithshmja është mirë, prandaj jam i lumtur me gjendjen”, - ka thënë ai, duke shtuar: “Ka gjëra që mund të përmirësohen, por për këtë na duhet kohë. Do të shohim sesi do të shkojnë gjërat në fundjavën e parë të garës, ndonëse do të jetë e vështirë, pasi konkurrenca do të jetë e madhe.