RTSH Sport Live

Moto GP, Marc Márquez nuk dorëzohet

  • 14/05/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Marc Márquez nuk dorëzohet
Piloti spanjoll nuk është rikthyer 100% të tij, por ai nuk dorëzohet deri në fund të kampionatit, do të provojë gjithçka për të fituar sa të mundet në këtë sezon

Ne jemi përpara versionit të një Marc Marquez më të matur ose ndoshta më të pjekur. Por ambicja e tetë herë kampionit mbetet e paprekur, pavarësisht nga realiteti që ai po kalon këtë sezon. Pas një viti të tërë mungese, siç pritej, piloti i Hondës nuk është kthyer 100%, por edhe pse ai ende vazhdon të luftojë për objektiva më pak ambiciozë, e vërteta është se hapat e parë që po ndërmerr në rishfaqjen e tij po e çojnë atë në rrugën e duhur.

Rrëfimi i parë që ai bëri pas rishfaqjes së tij në Portimao ishte i vështirë për një pilot të kalibrit të tij: "Nëse do të varej nga unë, unë tashmë do të mendoja për titullin, por nuk mund ta bëj ende". Heqja dorë nga ajo që kishte qenë lufta e tij e vetme deri në sezonin e kaluar dukej e paimagjinueshme, por e vërteta është se Marc gjatë kualifikuese në Jerez, tha se "nëse do të ishte 100%, Kupa e Botës do të ishte e tij", duke lënë të kuptohej se ishte utopi, rikuperimi i pikëve në renditje.

Megjithatë ai vazhdon të jetë në lojë. Márquez ka 16 pikë, pas 4 garave të para të Botërorit të MotoGp, ku duhet theksuar se ai ka garuar vetëm në dy prej tyre. Ajo që apriori mund të duket si një nisje e dobët, ka një tjetër qasje kur tetë herë kampioni i botës, vjen në Le Mans me një diferencë më të ulët se sa ajo e nisjes në fundjavën e Çmimit të madh Spanjoll.

Tani Marc ka një diferencë prej 52 pikësh me Quartararon, që kryeson renditjen për pilotë dhe 50 me Bagnaian e vendit të dytë. Për pilotin spanjoll, misioni i titullit është i vështirë për të mos thënë i pamundur, por gjithsesi ai ka ende përpara edhe 15 gara të këtij botërori për të zhvilluar. Si pararendëse këto për sezonin 2022, ku të gjithë presin një Marc marquez tjetër. Por ka edhe një tjetër problem, pjesa e përparme e Honda RC213V është ende 'thembra e Akilit'.