RTSH Sport Live

Moto GP, Marquez e pranon: Nuk e di kur mund të jem plotësisht në formë

  • 23/04/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Marquez e pranon: Nuk e di kur mund të jem plotësisht në formë
Mjekët e kanë këshilluar që gjatë kohës midis dy garave nuk duhet t’i japë as biçikletës dhe të bëjë stërvitje të lehta

Gjashtë herë kampioni i botës në MotoGP, Marc Marquez pranon se nuk e di kur do të jetë plotësisht i aftë këtë sezon, pasi bëri rikthimin e tij nga dëmtimi fundjavën e kaluar në Portugali. Piloti i Hondës bëri një garë mbresëlënëse, të cilën e mbylli në vendin e shtatë, në Portimao.

Gara e parë, pas 9 muaj mungese, për shkak të dëmtimit në shpatull, që pësoi korrikun e kaluar në Çmimin e Madh të Spanjës. Marquez kishte hipur në motor vetëm tre herë, që nga ajo kohë. Ai ka pranuar se ka vuajtur shumë në fazat e fundit të Çmimit të Madh Portugez, pasi nuk mund të ulte as bërrylin.

Marquez është urdhëruar nga mjekët të mos ngasë asnjë biçikletë ndërmjet kohës së garave. Të bëjë stërvitje të lehtë në palestër, ndërsa kocka në krah vazhdon të forcohet. Duke ditur natyrën e Marquez, ai do ta ketë të vështirë të arrijë në pod, pasi do t’i duhet ende kohë për të qenë plotësisht i aftë përsëri.

"Sinqerisht, nuk e di kur mund të jem plotësisht në formën time, kjo varet edhe nga pista” – tha piloti spanjoll. “Për shembull, shtatë xhirot e fundit në Portugali nuk isha në gjendje të përdorja bërrylin për të prekur tokën. Po garoja vërtet të çuditshëm dhe nuk isha në gjendje të bëja asgjë.

Sipas mjekëve, trajnimi në shtëpi duhet të jetë më i pakët. Nuk duhet t’i jap as biçikletës. Unë thjesht do të stërvitem në palestër tre, katër ditë maksimumi dhe jo me shumë pesha, sepse kocka është në rregull, por rikuperimi i plotë i saj duhet të jetë progresiv. Kontrolli tjetër i mjekëve do të jetë pas Jerez".

Marquez ndodhet i 14-ti në kampionat me nëntë pikë pas garës së tij të parë, me një diferencë jo të pakapërcyeshme prej 52 pikësh nga lideri i renditjes për pilotë, Fabio Quartararo.