RTSH Sport Live

Moto GP, Valentino Rosi, “shpresa vdes e fundit”?

  • 20/03/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Valentino Rosi, “shpresa vdes e fundit”?
Largimi nga skuadra e zyrtare e “Jamaha”-s mund të rizgjojë ëndrrën e veteranit italian

Ai është një nga legjendat e gjalla të Moto GPë dhe shpresa e të gjithë tifozëve ka qenë që Valentino Rosi ta mbyllë karrierën e tij me një titull “kampion”. Përkundër idesë së përgjithshme, shanset janë që largimi i tij nga skuadra zyrtare e “Jamaha”-s ta ndihmojë 42-vjeçarin të përmbushë ëndrrën e tij.

A ka mundësi që braktisja e një skuadre zyrtare ta ndihmojë Valentino Rosin t’i jap fund një vazhde të stërzgjatur pa fitore? Në fakt, kjo është pyetja që po qarkullon këto kohët e fundit në mjediset e kampionatit më të shpejtë në botë mbi dy rrota. Kanë kaluar mbi 3 vite e gjysmë që kur himni i Italisë buçiti në altoparlante, duke deklaruar fitoren e fundit të Valentino Rosit në Moto GP.

Dhe, për vëzhguesit e botës së motosporteve, u duk se largimi i tij nga skuadra zyrtare e “Jamaha”-s nënkuptoi se fitorja e tij në Çmimin e Madh të Holandës në 2017-ën do të mbetej fitorja e fundit e veteranit italian. Por kalimi dhe fillimi premtues tek “Petronas”-i po tregojnë se “shpresa vdes e fundit”.

E teksa bota po përballet me probleme madhore, siç ka qenë edhe epidemia e virusit “Covid-19”, e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Valentino Rosi vazhdon karrierën e tij në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit. Sezoni që nis për pak ditë do të jetë i 26-ti në garat për motora për 42-vjeçarin italian, një udhëtim ky që nisi më a 1996-ën, në kategorinë e 125cc.

Ka vijuar me 9 tituj “kampion” gjithsej, nga të cilët 7 në nivelin më të lartë, duke korrur 115 fitorej, nga të cilat 89 në Moto GP, pas një numri të pabesueshëm prej 414 garash të zhvilluara. Megjithatë, paraqitjet në teste kanë rizgjuar shpresën e të gjithë tifozëve ka qenë që Valentino Rosi ta mbyllë karrierën e tij me një titull “kampion”.

Përkundër idesë së përgjithshme, shanset janë që largimi i tij nga skuadra zyrtare e “Jamaha”-s ta ndihmojë 42-vjeçarin të përmbushë ëndrrën e tij, por kjo mbetet për t’u parë.