RTSH Sport Live

Moto GP, Valentino Rossi: Më të relaksuar se fundjavën e kaluar

  • 11/11/2020
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Valentino Rossi: Më të relaksuar se fundjavën e kaluar

“Krahasuar me javën e kaluar, ne mund të përballemi me këtë Grand Prix shumë më të qetë. Këtë herë e di se do të jem në gjendje të ngas motorrin tim, kështu që kjo heq pak stres nga unë dhe ekipi. Tani mund të përqendrohemi se si të përmirësojmë punën tonë”. Valentino Rossi ka folur në funksion të garës së radhës në Moto GP, atë që do të zhvillohet në Valencia në fundjavë.

“Ishte një keqardhje e madhe që nuk arrita të përfundoja garën”, ka deklaruar Rossi duke iu rikthyer edhe njëherë garës së zhvilluar në fundjavën e kaluar, ku iu desh të dorëzohet. “Por të dielën kemi një tjetër mundësi. E dimë se nuk është e lehtë”.