RTSH Sport Live

Moto GP: vendi i parë dhe rekord për Vinjales

  • 26/06/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP: vendi i parë dhe rekord për Vinjales
Një tjetër paraqitje monstruoze e Vinjales që do të niset i pari në garën e së dielës pas kohës së regjistruar 1 minut, 31 sekonda e 814 të mijëtat që përkon me rekordin e ri të pistës

Shkon per Yamahan e Maverik Vinjales pole position në çmimin e madh te Holandës në Moto Grand Prix. Zaksenring dhe vendi i fundit në garë është një kujtim i largët për spanjollin që në Assen argëtohet vetë por argëton dhe publikun në tribuna. Një tjetër paraqitje monstruoze e Vinjales që do të niset i pari në garën e së dielës pas kohës së regjistruar 1 min 31 sekonda e 814 të mijëtat që përkon me rekordin e ri të pistës.

Një pole position që ka shije të ëmbël pasi e fitoi në duel me shokun e skuadrës që u dorëzua për 71 të mijëtat. Francezi do te niset nga radha e parë për herë të 8 gjatë këtij sezoni, perkrah italianit të Ducatit Francesco Bagnaia që do të provojë të fitojë garën e parë në karrierë në Moto Grand Prix.

Vendi i katërt për Nakagamin me radhën e dytë që plotësohet nga Johan Zarco me Pramac dhe Miguel Oliveira me KTM. Kualifikuese për tu harruar për Marc Marquez, autor i një tjetër rrëzimi në sesionin e parë të provave zyrtare dhe do të niset nga vendi 20. E gjithë vëmendja spostohet në garën e të dielës për çmimin e madh të Holandës që do të zhvillohet në orën 14:00 dhe do transmetohet në RTSH 1 HD.

Ja si do të nisen piloted

Radha e parë

  1. Maverick Vinales
  2. Fabio Quartararo
  3. Francesco Bagnaia

Radha e dytë

  1. Takaaki Nagakami
  2. Johann Zarco
  3. Miguel Oliveira

Radha e tretë

  1. Alex Rins
  2. Jack Miller
  3. Aleix Espargarò

Radha e katërt

  1. Joan Mir
  2. Pol Espargarò
  3. Valentino Rossi

Radha e pestë

  1. Jorge Martin
  2. Lorenzo Savadori
  3. Alex Marquez

Radha e gjashtë

  1. Luca Marini
  2. Johann Zarco
  3. Danilo Petrucci

Radha e shtatë

  1. Enea Bastianini
  2. Marc Marquez
  3. Brad Binder

Radha e tetë

  1. Garrett Gerloff