RTSH Sport Live

MotoGP, anullohet Çmimi i Madh i Finlandës

  • 14/05/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGP, anullohet Çmimi i Madh i Finlandës
Të detyruar nga situata e ndërlikuar e Covid-19, autoritetet vendore anullojnë Çmimin e Madh të Finlandës

Kalendari i MotoGP, në këtë kohë pandemie të Covid-19, është gjithnjë në pritje të ndryshimeve. Lajmi i fundit për sezonin 2021 të Botërorit të Moto Gp, është anulimi i Çmimit të Madh të Finlandës, që duhej të zhvillohej nga 9-11 korrik, në cirkuitin e ri të KymiRing. Në vend të garës finaldeze, do të ketë hapësirë në kalendar, deri në 2026, Çmimi i Madh i Stirias.

Dy gara në Austri, deklaron FIM, IRTA e Dorna, ashtu si në botërorin e 2020. Pra duke parë kalendarin, pas Çmimit të Madh të Holandës, i parashikuar në fundjavën 25-27 qershor, Moto Gp do të ketë një pushim të gjatë. Duket se do të ketë dy gara në Austri, por ende nuk është zyrtarizuar në kalendar, ajo që do të zëvendësojë Çmimin e Madh të Finlandës, pasi gara e Stirias e programuar në 6-8 gusht do të jetë para asaj klasike të Red Bull Ring.

Por një tjetër garë mund të dalë nga kalendari i 2021. Çmimi i Madh i Australisë në Phillip Island, 22-24 tetor, do të jetë gara tjetër që mund të anulohet, pas vendimit të qeverisë vendore, që kërkon të mbyllë kufijtë deri në 2022. Kush hyn në Australi duhet të karantinohet detyrimisht për 14 ditë, një gjë e papranueshme kjo për zhvillimin normal të sezonit të MotoGP, që para garës australiane do të bëjë atë të Tajlandës në 8-10 tetor.

Një tjeër lajm vjen nga Mugello. Çmimi i Madh i Talisë, etapa e gjatë e këtij botërori në 28-30maj, do të zhvillohet pa tifozë, për shkak të situatës së pandemisë. Lajmi është konfirmuar nga administrusit e autodromit toskan.