RTSH Sport Live

MotoGp, GP Portugali 2021: statistikat dhe kuriozitetet e cirkuitit

  • 14/04/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGp, GP Portugali 2021: statistikat dhe kuriozitetet e cirkuitit
Për të dytin vit gara zhvillohet në Autódromo Internacional do Algarve

MotoGp rinis pas një fundjave pushimi dhe e bën këtë nga Portimao, ku Çmimi i Madh Portugez do të zhvillohet nga e premtja 16, deri të dielën 18 Prill, raundi i tretë i sezonit MotoGP. Fundjava do të zhvillohet në Autodromo Internacional do Algarve. Kampionati i motorrëve u kthye në këtë terren vetëm vitin e kaluar, dhe për herë të parë në cirkuitin e ri, përuruar në 2008. Fitorja në atë rast i takoi mikpritësit Miguel Oliveira.

Autodromo Internazional do Algarve, i cili mbush 13 vjeç këtë vit, është i gjatë 4592 metra në konfigurimin e tij për MotoGP dhe ka 15 kthesa. Rekordi i pistës, i stamposur në garë nëntorin e kaluar, është në pronësi të Miguel Oliveira, i cili më pas arriti të fitonte. Sa i përket të gjitha garave në Portugali, megjithatë, rekordmeni për suksese është Valentino Rossi me pesë fitore.