Shumë prisnin një njoftim gjatë fundjavës në Mugello, por lajmi erdhi më herët sesa pritej. Jack Miller ka rinovuar me Ducati për Kampionatin Botëror MotoGP 2022, në të cilin ai do të jetë ende pjesë e ekipit zyrtar të Borgo Panigale. Drejtori i përgjithshëm Gigi Dall'Igna ishte i kënaqur pas njoftimit:
"Në këtë pjesë të parë të sezonit, Jack tregoi talentin e tij të madh, profesionalizmin e tij dhe vendosmërinë e tij të fortë, duke arritur të shënojë dy fitore shumë të rëndësishme, në kushte të ndryshme, pas një fillimi të komplikuar të sezonit," tha ai.
“Sigurisht, që është një nga pilotët arrin të interpretojë Desmosedici GP tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shfrytëzuar potencialin e tij në maksimum në çdo kusht, siç demonstrohet nga suksesi i fundit në Le Mans. Qëllimi ynë mbetet si gjithmonë titulli, dhe ne besojmë se me Jack dhe Pecco do të jemi në gjendje të bëhemi protagonist në garën e Botërorit edhe në 2022".
Edhe Miller foli gjithashtu pas rinovimit: "Unë jam me të vërtetë i lumtur që mund të vazhdoj aventurën time me Ducati Lenovo Team për një sezon tjetër - tha australian -. Veshja e këtyre ngjyrave është me të vërtetë një nder për mua dhe kam pasur sukses. Të fitosh dy garat e fundit me Desmosedici GP ishte me të vërtetë një ëndërr!”
“Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e madhe që kam marrë gjithmonë nga Ducati dhe i gjithë ekipi gjatë muajve të fundit dhe unë dua të falënderoj Gigi, Paolo, Davide dhe Claudio për besimin që ata më kanë dhënë gjithmonë. Tani mund të përqendrohem ekskluzivisht në sezonin aktual: ne jemi të katërtit në renditje, jo shumë larg udhëheqësve, dhe kampionati është akoma shumë i gjatë. Unë do të bëj çmos për të vazhduar në këtë trend pozitiv".