RTSH Sport Live

MotoGP: lamtumira zyrtare e Brivio me Suzuki

  • 07/01/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGP: lamtumira zyrtare e Brivio me Suzuki
Menaxheri i ekipit largohet nga shtëpia e Hamamatsu pas tetë sezoneve dhe një titulli botëror, e prêt aventura në Formula 1me Alpine

Tani është zyrtare: Davide Brivio largohet nga Suzuki pas tetë sezoneve dhe një titulli botëror në MotoGP vitin e kaluar me Joan Mir.

Shefi i projektit Hamamatsu, Shinichi Sahara mbeti pa fjalë nga vendimi i marrë nga menaxheri italian: “Sinqerisht, unë u trondita nga ky lajm”, janë fjalët e japonezit. “Është sikur dikush të më kishte shkëputur një pjesë nga trupi im, sepse unë gjithmonë kam diskutuar me të se si të zhvillojmë ekipin dhe motorrin. Ne kemi punuar së bashku për një kohë shumë të gjatë”.

Brivio ishte te Suzuki për tetë sezone, duke i dhënë ekipit japonez titullin përsëri në MotoGP pas njëzet vjetësh: “Në vitin 2020 ne arritëm rezultate fantastike, pavarësisht nga situata e pazakontë dhe e vështirë për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Tani do të duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, pavarësisht nga humbja e Davidit. Ne i urojmë fat për të ardhmen”, përfundon Sahara.

Ndërsa Brivio thotë se ai është "i trishtuar" për të lënë "një grup të shkëlqyer njerëzish" në Suzuki, nga ana tjetër ai pranon se kjo mundësi në Formula 1 erdhi "papritmas". Ekipi transalpin nuk ka komunikuar ende asgjë në lidhje me këtë çështje edhe nëse pritet një njoftim së shpejti.

Ndërkohë, Brivio thotë se ai është "i trishtuar" për të lënë "një grup të shkëlqyer njerëzish" në Suzuki, nga ana tjetër ai pranon se kjo mundësi në Formula 1 erdhi papritmas. Ekipi transalpin nuk ka komunikuar ende asgjë në lidhje me këtë çështje edhe nëse pritet një njoftim së shpejti.

Përveç drejtuesve të Suzuki, edhe Joan Mir, kampioni i botës në MotoGP, gjithashtu dëshiron të përshëndesë Brivio përmes rrjeteve të tij sociale: “Faleminderit Davide Brivio që më besove dhe më ndihmove të realizoja ëndrrën time për t'u bërë kampion bote MotoGP. Më e mira për sfidat tuaja të reja”.