RTSH Sport Live

MotoGp, Lorenzo: Rossi një zhgënjim, presim më shumë prej tij

  • 06/04/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGp, Lorenzo: Rossi një zhgënjim, presim më shumë prej tij
Ish-piloti i Yamaha thotë fjalën e tij për momentin e Doktorit: Valentino më ka zhgënjyer mua dhe tifozët

Jorge Lorenzo rikthehet për të diskutuar. Në programin "99 sekonda" në kanalin e tij në YouTube, tre herë kampioni i MotoGp kritikoi performancën e Valentino Rossi në raundin e dytë të kampionatit botëror, të organizuar këtë fundjavë në Doha. Në fakt, në cirkuitin Katarit, Doktori përfundoi i 21-ti në kualifikuese dhe i 16-ti në garë. "Rossi më ka zhgënjyer mua dhe tifozët - tha spanjolli - Ne gjithmonë presim shumë prej tij, por të përfundosh në vendin e 21-të...”.

Lorenzo më pas shtoi: "Është hera e dytë që ai është shumë prapa Yamaha të tjerë, le të shpresojmë që të jetë një rastësi. Në Katar ai kurrë nuk shkoi mirë,  me siguri ka cirkuite ku ndihet më mirë. Nuk e di nëse do të të rikuperohet tashmë në Portimao, një tjetër cirkuit i vështirë për të, por jam i sigurt që do të shohim një Rossi më të mirë në Jerez".

Lorenzo më pas nuk I kurseu fjalët e mira për performancën e Jorge Martín, piloti i Ducati, i cili mori vendin e parë në kualifikuese në Doha GP dhe përfundoi i treti në garë. "Një yll ka lindur, fitorja e tij e parë është vetëm çështje kohe", tha Lorenzo, duke shtuar: "Jorge më kujton tre pilotë: Capirossi për aftësinë e tij fizike, Stoner për frenimin, dhe pak mua për mënyrën e zgjidhjes së kthesave".