RTSH Sport Live

MotoGP, Marc Marquez: Duhet të arrij në vijën e finishit

  • 07/12/2020
  • |
  • Moto GP
MotoGP, Marc Marquez: Duhet të arrij në vijën e finishit

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen! Pak nga pak ndihem më mirë, por gjëja më e rëndësishme në këtë garë është të arrijmë në vijën e finishit dhe ne do të kemi sukses!". Kështu Marc Marquez, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ka falenderuar fansat e tij që i uruan shërim të shpejtë pasi iu nënshtrua operacionit të tretë në krahun e tij të djathtë. Piloti i Honda në Moto GP, mund të kthehet në gara jo më parë se maj 2021, duke humbur kështu garat e para të Kampionatit Botëror në sezonin e ardhshëm.