RTSH Sport Live

MotoGp, Marc Marquez: Vit i vështirë, do të kthehem më i fortë

  • 10/12/2020
  • |
  • Moto GP
MotoGp, Marc Marquez: Vit i vështirë, do të kthehem më i fortë
Tetë herë kampioni i botës, dëshiron të kthehet sa më parë që të jetë e mundur në pistë, ashtu si vëllai i tij Alex, piloti i ri i LCR

“Siç e dini mirë, ky sezon ka qenë i vështirë për mua, si për Covid-19 ashtu edhe për problemet me krahun”. Këto janë fjalët e tetë herë kampionit të botës Marc Marquez në prezantimin e pilotëve të Honda për sezonin 2021

Do kthehem më i fortë – Ka jetuar një vit të trazuar, por dëshiron të ktehet së shpejti në pistë dhe në krye të Moto GP. “Rikuperimi ishte i vështirë, por unë jam i përqëndruar totalisht për sezonin e ri, i cili do të jetë ndryshe. Do të kthehem më i fortë se më parë. Dua të falenderoj të gjithë sponsorët dhe tifozët, shihemi së shpejti”, përfundoi Marc Marquez.

Në pritje të tifozëve – Gjatë prezantimit të pilotëve, ka folur dhe më i vogli i vëllezërve Marquez, Alex, i cili do të jetë krahas Takaaki Nakagami te skuadra e LCR Honda. “Unë arrita të ngjitem në podium këtë vit. Në 2021 do të përpiqem përsëri të përfitoj nga kjo mundësi që m'u dha. Dua të falënderoj të gjithë tifozët tanë, mezi pres t’i shoh në tribuna”.