RTSH Sport Live

MotoGp, Marquez: Me publik në Barcelonë, do jetë bukur

  • 01/06/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGp, Marquez: Me publik në Barcelonë, do jetë bukur
Piloti spanjoll dhe shoku i tij i Honda-s, Pol Espargaro folën përpara Çmimit të Madh të Katalonjës

"Edhe nëse Mugello nuk ishte një garë e mirë, në përgjithësi ishte një fundjavë me disa aspekte pozitive për ne. Ne e dimë se ku jemi dhe e dimë se ku duam të shkojmë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim hapat e duhur javë pas jave".  Marc Marquez përgatitet për Grand Prix të Katalonjës, raundin e shtatë të sezonit MotoGP. Piloti nga Cervera(Spanjë) po përgatitet për fundjavën në Barcelona, ​​ku edhe publiku do të jetë i pranishëm: "Në Montmelò duket se do të ketë përsëri disa tifozë në tribuna. Do të jetë shumë mirë të shohësh disa njerëz në tribuna përsëri në garën në shtëpi ".

Pol Espargaro foli gjithashtu duke parë skenën në Montmelò: "Pas një gare të vështirë, ndonjëherë gjëja më e mirë është të kesh një garë tashmë javën tjetër - tha ai -. Ne po i afrohemi kësaj fundjave të re në të njëjtën mënyrë si e mëparshmja : me përqëndrim maksimal dhe objektivin për tu përmirësuar. Në Mugello gjetëm disa gjëra që do të na ndihmojnë të ecim përpara. Gara në shtëpi është gjithmonë e veçantë. Montmelò është vërtet i veçantë për mua, pasi jam rritur afër dhe kam debutuar këtu në 2006".