“Kushtet sot ishin fantastike për të bërë një xhiro, lagështia ishte e ulët, nuk kishte erë, asfalt i pastër dhe temperaturat ishin të shkëlqyera. Tani për tani kam një ndjenjë të shkëlqyer me motorr, por nuk jam duke u përqëndruar në bërjen e xhiros fluturuese. Unë dua të punoj dhe të provoj gjëra të ndryshme për ta bërë motorrin të funksionojë në çdo zone”.
“Të kesh një paketë të plotë nuk është e lehtë, por ne po përpiqemi. Dëshira është që Ducati të jetë i shpejtë në të gjitha pistat. Në të kaluarën kemi qenë të fortë në disa pista ndërsa në të tjerat kemi luftuar”. Këto janë ndjenjat e Jack Miller, piloti i Ducati, pasi vendosi kohën më të mirë në ditën e tretë të përgjithshme të provave në Katar.
Miller përqendrohet te një pilot në veçanti, i cili po e habit atë aq shumë në këtë fillim sezoni: “Unë mendoj se Pol Espargaro po bën një punë të shkëlqyer - thotë ai siç raportohet nga corsedimoto.com -. Ai kishte ndryshimin më të madh nga të gjitha nga KTM në Honda, dy motorrë me karakteristika krejtësisht të ndryshme”.
“U adaptua shumë mirë. Jo të gjithë mund ta zbutin Hondan, por nëse kishte ndonjë që mund ta bënte ishte ai me stilin e tij agresiv. Ju mund ta shihni nga këto prova, gjëra duket se po shkojnë mirë për të ”.