RTSH Sport Live

MotoGP, Morbidelli: Tani mendoj se mund të fitoj Botërorin

  • 31/10/2020
  • |
  • Moto GP
MotoGP, Morbidelli: Tani mendoj se mund të fitoj Botërorin

“Tani po, titullin e mendoj dhe e besoj. Janë vetëm 25 pikë, mungojnë dhe tre gara. Duhet të përmbahem kur mendoj për vështirësitë me të cilat përballem. Por tani vendosmëria ime është e fortë, kjo më shtyn të mos dorëzohem”. Franco Morbidelli e tha këtë në një intervistë për Corriere della Sera, duke folur për ‘luftën’ për titull në MotoGP, që pas fitores së fundit në Çmimin e Madh të Teruel, e sheh veten ende në garë, me 25 pikë për t'u rikuperuar kur kanë mbetur dhe tre gara.

Një Botëror MotoGP që u ndez veçanërisht për shkak të dëmtimit të Marc Marquez: “Marquez është një mjeshtër absolut. Mungesa e tij u dha besim të gjithëve. Ai hodhi guximin. Kjo përfshin sfidat midis pilotëve të nxitur nga vullneti dhe ambicia në një kontekst më të hapur ku peshon çdo gabim. Shkon nga vendi i parë në të tetin në moment. Ka disa aspekte të mënyrës se si garon që nuk më pëlqejnë. E respektoj, sigurisht. Është i zoti. Është i paarritshëm? Aspak”.