RTSH Sport Live

MotoGp, Rossi: Kur Marquez të kthehet, do të jetë i fortë si më parë

  • 04/03/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGp, Rossi: Kur Marquez të kthehet, do të jetë i fortë si më parë
Drejtuesi i Petronas nuk ka dyshime në lidhje me nivelin e Marquez pas rikthimit

Valentino Rossi ka folur për Marc Marquez, duke u shprehur me besim për kthimin e tij në pistë, pas një sezoni të kaluar me shumë probleme.

“Marquez? Së pari duhet të kuptojmë se kur do të kthehet. Unë mendoj se kur ai të rikthehet në  pistë, do të jetë i fortë dhe konkurrues si më parë. Për favoritët është shumë e vështirë, rrezikon të harrosh dike”.

“Ka dy pilotë zyrtarë të Yamaha, dy të Ducati, Suzuki dhe Honda, por edhe ata të ekipeve satelitore që janë shumë të fortë. Mund të ketë dhjetë emra që luftojnë për titullin”.