"Gjëja më e rëndësishme është që Marc mund t'i kthehet pistës ashtu siç ka bërë deri më tani. Ai nuk është piloti tipik që zbret nga motorri dhe thotë 'tani le të bëjmë këtë, tani le të bëjmë atë'. Jo, është e kundërta, për më tepër, ai ofron ndjesitë e tij dhe na lë të punojmë. Kjo është e rëndësishme dhe në të njëjtën kohë tregon besimin që ka tek ekipi dhe anasjelltas".
Kështu foli Santi Hernandez në podkastin "En la Honda" për rikuperimin e Marc Marquez pas operacionit në krahun e djathtë që do ta mbajë atë larg MotoGP për disa muaj. Kryetekniku i pilotëve tha se nuk e dinte se cilat do të jetë periudhat e rikuperimit për ‘Cabroncito’.
"Nuk e di kur do të kthehet, nuk më takon mua të flas se kur do të kthehet. Kur të kthehet ne do ta presim - shtoi Santi Hernandez - Ai dhe mjekët do të vendosin. Sapo Marc të jetë i sigurt se mund të kthehet tek Honda, atëherë momenti ka mbërritur”.