RTSH Sport Live

MotoGp, Valentino Rossi: Të punoj shumë për veten time

  • 22/12/2020
  • |
  • Moto GP
MotoGp, Valentino Rossi: Të punoj shumë për veten time

“Do të duhet të punoj shumë për veten time në funksion të sezonit të ardhshëm, por gjithashtu do të duhet të bëjmë presion tek Yamaha për të zgjidhur problemet që ekzistojnë prej kohësh”. Valentino Rossi tashmë është i ngazëllyer me shtëpinë e tij të re, me ekipin e Petronas.

Vite të vështira me Yamaha - Doktori është i vetëdijshëm për sfidën që e pret dhe tashmë është përqendruar në pikat kryesore për të punuar: “Ne duhet të përmirësohemi në kualifikuese, sepse ato janë bërë thelbësore”, fjalët e Valentino Rossi raportuar nga faqja e specializuar Speedëeek.com. “Ne gjithashtu do të duhet të punojmë mirë gjatë dimrit, ka një mungesë të shpejtësisë maksimale dhe mbi të gjitha kapje në pjesën e pasme. Kjo është zemra e problemit: nëse nuk mund të bëjmë që pjesa e pasme të funksionojë siç duhet, motorri bëhet shumë i vështirë për tu menaxhuar”.

“Në vitet e fundit ne kemi filluar mirë në fillim para se të vuanim në gjysmën e dytë. Problemi është se të gjithë të tjerët po përparonin, duke zhvilluar motorrët e tyre, ndërsa ne nuk ishim në gjendje të evoluonim”, vazhdon Rossi. “Momenti vendimtar ishte midis 2016 dhe 2017, sepse deri para pesë vitesh M1 ishte shumë konkurrues, aq sa ishte në garë për të fituar dhe kampionate botërore. Atëherë filluan vitet e vështira por mendoj se është një kombinim faktorësh përfshirë progresin e bërë nga rivalët. Për të rifituar konkurrencën do të duhet të jemi në gjendje të punojmë në zhvillimin e motorrit gjatë vitit”, përfundon nëntë herë kampioni i botës.