RTSH Sport Live

Motra e CR7 kundër Sarrit: Ai nuk mund të bëjë i vetëm mrekulli…

  • 18/06/2020
  • |
  • Moto GP
Motra e CR7 kundër Sarrit: Ai nuk mund të bëjë i vetëm mrekulli…

Juventusi u mposht në finalen e Kupës së Italisë, pas goditjes së penalltive, dhe humbi kësisoji trofeun e dytë sezonal, pas Superkupës së Italisë. Një “nokaut” që e vendos trajnerin Maurizio Sarri në bankën e të akuzuarve, sidomos pasi dështoi kundër Napolit të tij. Tekniku toskan përfundoi edhe në “lupën” e motrës së Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, e cila nuk e kurseu një koment të ashpër në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, motra e CR7 shprehu një kritikë ndaj menaxhimit taktik të trajnerit të Juventusit: “Çfarë tjetër mund të bësh… Kjo është e gjitha dhe kjo është arsyeja pse thesari im, i vetëm nuk bën dot mrekulli… Unë nuk mund ta kuptoj se si luhet në këtë mënyrë, megjithatë… Mbaje kokën lart, nuk mund të bësh më shumë mbreti im!”