RTSH Sport Live

Mourinho: Muzika ime e preferuar? Himni i Romës

  • 23/07/2021
  • |
  • Itali
Mourinho: Muzika ime e preferuar? Himni i Romës
Fjalët e Portugezit: "Unë duhet të jem i sinqertë, edhe si kundërshtar i njeh fjalët sepse është shumë e bukur"

"Muzika ime e preferuar? Himni i Romës. Është kënga që vërtet do të doja ta dëgjoja shumë fort çdo javë në Olimpico". José Mourinho nuk ka dyshime: Romanizmi tani ka hyrë në venat e tij. Por "Roma, Roma, Roma" nuk është vetëm prej pak kohësh në zemrën e “Special One”. Edhe kur ai u përball si kundërshtar me verdhekuqtë, ishte një kënaqësi për të që ta dëgjonte. Mou e ka treguar një gjë të tillë për  kanalin e klubit:

"Unë duhet të jem i sinqertë, edhe si një kundërshtar i njihja fjalët sepse është shumë i bukur. Edhe si kundërshtar, kur isha duke luajtur në Olimpico, më pëlqente ta dëgjoja atë, të kënduar me kaq shumë pasion. Tani që jam këtu dua ta dëgjoj vërtet e fortë".