RTSH Sport Live

Mourinho, zemërim dhe zhgënjim: fyen arbitrin në parkingun e autobusit

  • 01/06/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Mourinho, zemërim dhe zhgënjim: fyen arbitrin në parkingun e autobusit
Pas ndeshjes, trajneri i verdhekuqve shfryu kundër Taylor-it, veçanërisht për penalltinë e mos dhënë

Humbja e parë finale në Evropë e lëndoi, José Mourinho shfryn zemërimin dhe zhgënjimin e tij pas ndeshjes në Budapest. Trajneri i Romës u takua me ekipin e arbitrave në parkingun nëntokësor të Puskas Arena dhe sulmoi gjyqtarin Taylor, veçanërisht fajtor për mosdhënien e penalltisë së pretenduar në favor të skuadrës verdhekuq.

Mourinho përdori fjalë të rënda ndaj trajnerit britanik, i cili po ngjitej në minibusin e rezervuar për zyrtarët e ndeshjes, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet e rënda nga UEFA.

Një sulm i ashpër, me fjalë të rënda, duke mos kursyer askënd në grupin e gjyqtarëve. Dhe pastaj ndërsa largohej shtoi: “Ata nuk kanë turp…”.