RTSH Sport Live

Muça analizon Superioren: Tirana nuk e meritonte barazimin, Partizani ka ndryshuar

  • 20/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Muça analizon Superioren: Tirana nuk e meritonte barazimin, Partizani ka ndryshuar
Shkëlqim Muça, në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ka analizuar javën e 26-të të “Abissnet Superiore”.

Entuziazmi i Partizanit  - “Mendoj se ishte një ndeshje e fituar me meritë, por u pa dhe një skuadër me shumë entuziazëm. Partizani ka ndryshuar edhe taktikisht, është më i qartë në sulm. Shtrihet më mirë dhe ka shpejtësi më të madhe. Nuk ka një ekip stabël, duke aktivizuar shumë lojtar, i mban të gjithë të karikuar. Lojtarët janë të gjithë me trajnerin, ata që futen japin maksimumin. Kjo është pozitive për një skuadër. Është me meritë aty ku është”.

Tirana, një pikë që nuk e meritonte - “Bylisi bëri një ndeshje të mirë, edhe mund ta kishte fituar. Tirana bëri një ndeshje të dobët, kjo dhe për meritë të kundërshtarit. Në tërsi mund të them se Tirana mori një pikë që nuk e meritonte. Një pikë më shumë ngushëlluese, por dhe atë nuk e meritonte”.

Barazimi i Egnatias me Teutën -  “Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, rezultati ishte më i drejti, pavarësisht se Teuta humbi një shans për ta fituar. Teuta u duk më e shpejtë, ndryshe nga herët e tjera, më kërkuese. Por Egnatia është një kockë e fortë. Nuk e kuptoj lëvizjen e bërë me sulmuesin, i cili u vendos në mesfushë”.

Erzenit i mungon eksperienca - “Erzeni me shumë dëshirë, me karakter. Por edhe Kukësi bëri një ndeshje të mirë. Shijakasit bëjnë gabime në fund, atëherë kur mendojnë se e kanë në dorë ndeshjen. Është një skuadër që jep maksimumin në fushë, por nuk ka eksperiencën e duhur. Kukësi ka ndryshuar shumë, është gjithmonë në rritje”.   

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abissnet Superiore JAVA 26 ABISSNET SUPERIORE KF ERZENI KF BYLIS FK KUKESI 1-1 KF EGNATIA KF TIRANA EGNATIA -1 KF LAÇI KF TEUTA AZNIA 2 KF VLLAZNIA KF PARTIZANI ASTRIO WWW.FSHF.ORG KS KASTRIOTI"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Tabissnet Superiore JAVA 26 RENDITJA POZICIONI 1 2 SKUADRA KF PARTIZANI PIKET 44 i KF TIRANA 3 CONATIA 44 KF EGNATIA 38 KF ERZENI 5 37 KF VLLAZNIA 6 37 FK KUKESI 35 7 8 KF TEUTA 34 KF LAÇI 33 FK BYLIS 10 28 KS KASTRIOTI 24"