RTSH Sport Live

Muça: Finalizimi, një problem shumë i madh për Partizanin

  • 04/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Muça: Finalizimi, një problem shumë i madh për Partizanin
Analiza e Shkëlqim Muçës për javën e katërt të Abissnet Superiore

Java e katërt e Abissnet Superiore, në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, nga disfata e Kukësit përballe Teutës, te barazimi në derbi, te fitorja e Tiranës dhe Egnatias. Gjithçka në një analizë të Shkëlqim Muçës.

Sfidai mes Kukësit dhe Teutës - “Në aspektin teknik ishte ndeshje më e mirë se ndeshjet e tjera. Skuadrat krijuan lojë sulmuese edhe kur ishin në disavantazh, si Teuta ashtu dhe Kukësi. Kukësi nuk është akoma një skuadër e kompletuar, me gjithë këtë merkato që ka bërë, duhet të kishte menduar për një qendërmbrojtës të mirë. Edhe lojtari që luan para mbrojtjes, ka mangësi në fazën mbrojtëse. Gjithsesi, deri tani mendoj se ka bërë mirë”.

Fusha e Tiranës - “Një ndeshje pa shumë nivel në aspektin teknik. Gjithsesi, Tirana ishte më e kompletuar, agresive në sulm. Laçi ka humbur agresivitetin, është skuadër shumë e lexueshme, e ngadaltë në veprime. Bardheblutë më pëlqyen, por duhet të largohet nga ajo fushë, e kam thënë edhe më parë që një terren i tillë e penalizon. Mund të them se janë një skuadër e konsoliduar, por kanë lënë katër pikë deri tani, janë shumë”.

Derbi – “E prisnim prej kohësh një derbi të tillë, por që nuk arriti deri aty ku deshëm. Kartoni i kuq për lojtarin e Dinamos e ndryshoi situatën, Partizani sulmoi më shumë, por mungoi finalizimi. Dinamo në aspektin mbrojtës duhet të përmirësohet shumë. Kishte shumë mangësi, si grup jo si mbrojtje. Ka nevojë të përmirësohet se është një skuadër e re, por premisat i ka të mira. Partizani ka një problem shumë të madh në finalizim. Ato raste që krijohen, duhet të realizohen. Mendoj se Daja duhet të luajë me tre sulmues”.

Fitorja e Egnatias - “Egnatia fitoi në momentin e fundit, kur edhe mund ta kishte humbur ndeshjen. Ishte një sfidë e hapur, e fortë, Kastrioti erdhi duke u rritur në lojë. Kishin dy raste në fund, që mund të kishin shënuar”.