RTSH Sport Live

Muça: Halili nuk po tregon cilësi

  • 30/11/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Muça: Halili nuk po tregon cilësi
Specialisti i studios së Rubrikës Sportive, mendon se lojtarët që zëvendësojnë ata që mungojnë, nuk kanë cilësinë e duhur

Shkëlqim Muça ka qënë i drejtpërdrejtë në studion e Rubrikës Sportive në RTSH për ekipin e Tiranës. Ish-trajneri dhe lojtari bardheblu është ndalur në një analizë të gjatë, që nga dëmtimet e deri tek zëvendësimet. Muça në analizën e tij tha: “Tirana ka shumë probleme. Ka problem në lojë, ka probleme me dëmtimet, por edhe tek lojtarët që aktivizohen. Ka 3-4 ndeshje që disa prej lojtarëve nuk kanë treguar cilësi dhe nuk janë në lartësinë e atyre që zëvendësojnë. Mungon psh, Kale dhe Halili që e zëvendëson nuk ka treguar cilësi. Një sulmues nuk duhet të fal. Trajneri duhet të vendos lojtarët që kanë momentin më të mirë. E përmenda Halilin sepse i është dhënë mundësia. Ai përpiqet, vrapon, por deri tani nuk ka treguar gjë. Kur ka luajtur mirë dhe ka shënuar kemi thënë fjalë të mira, por tani nuk po jep gjë. Fakti që ai gjithmonë zëvendësohet tregon se nuk ka dhënë atë që duhet. Kjo skuadër ka shumë oshilacione. Edhe për sa i përket dëmtimeve, kam pyetur për gjendjen e disa lojtarëve. Çelhaka ka dëmtim tek muskujt e barkut. Ai duhet të operohet. Ne kemi patur disa lojtarë, Fortuzin, Karabecin etj. Nuk duhet ta mbajnë për ta përdorur dhe për ta bërë gati, sepse do e dëmtojnë”. Në studion e Rubrikës Sportive, Muça ka prekur me batutë edhe arsyen pse u largua herën e fundit që u afrua tek Tirana si trajner, -“mua më hoqën tifozët, se nuk i dëgjova mendimin e tyre në mbledhje”- ka përfunduar analizën e tij Shkëlqim Muça.