RTSH Sport Live

Muça: Ja pse parashikova që Vllaznia do fitonte

  • 09/12/2020
  • |
  • Abissnet Superiore
Muça: Ja pse parashikova që Vllaznia do fitonte
Specialisti i studios së Rubrikës Sportive në RTSH Sport mendon se shkodranët luajnë shumë më mirë në transfertë

Shkëlqim Muça ka dhënë opinionin e vet në studion e Rubrikës Sportive. Ish-trajneri i shumë prej ekipeve të superiores analizoi disa prej ndeshjeve më të forta të javës së 7-të.

Fitorja e Vllaznisë ndaj Kastriotit…

Prandaj e parashikova fitoren e Vlalznisë në Kamëz ndaj Kastriotit. E kam parë Vllazninë shumë të qartë sidomos në ndeshjet në transfertë. E kam parë si në Korçë, ashtu edhe në Durrës në fillim. Kastrioti ndoshta nuk e ka pjekurinë e duhur dhe nuk është se e mendonte Vllazninë që të vazhdonte ecurinë kaq pozitive dhe ndoshta një farë nënvlerësimi. Pra, krutanët nuk e kanë parë Vllazninë sikur të kishin Partizanin apo Tiranën përpara. Patjetër që ka të bëj edhe fati, sepse Vllaznia e nisi me gol, por Vllaznia e meriton plotësisht vendin që ka. Vllaznia ka marë 16 pikë dhe besoj ka marë maksimumin të gjithë grupit...

Për Kukësin në Ballsh  

Goli i parë qetëson gjithçka. Aty pas golit të parë u rëndua edhe fusha dhe ishte e vështirë. Kukësi kur shënoi golin e dytë gati e mbylli ndeshjen. Goli I dytë tregon që Kukësi ka cilësi më shumë se të tjerët. Duket që lojtarët cilësorë të nxjerrin me fitore edhe kur janë fusha të vështira.   

Për Teuta - Partizani…

Futbolli nuk ka rezultat të drejtë dhe të shtrembër. Futbolli është i tillë që të meritosh gjithçka dhë në fund në pësosh një gol. Por me fushën që ishte në Elbasan, prisja një ndeshje më të ndezur. Të dy skuadrat dhanë shumë pak për të treguar dëshirë që donin të fitonin. Vllaznia po ikën, po fluturon, prandaj nuk duhet ti falin këto fitore. Lojtarët që hynë në lojë tek Partizani nuk ngritën nivelin e lojës, madje ja ulën. Ata nuk duhet të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Edhe tek Teuta nuk patën efekt zëvendësimet. Lorenco Vila po e kërkonte më shumë golin dhe ndoshta nuk duhet të dilte. Bregu hodhi një hap përpara me ndeshjen e sotme se luajti mirë. Gjithësesi Teuta bëri pak, kurse Partizani aq më pak… 

Tirana, fitore karakteri…

Laci humbi dy raste shumë të mira në fillim. Pashë nervozizëm tek Laçi. Jo vetëm Nuabueze, por edhe të tjetërt ishin nervozë, ju mungonin kombinacionet. Tirana kishte lojtarin më të mirë në fushë portierin, por Tirana ishte vendosur mirë në fushë. Dede ka bërë lojën e vet, por e ka sulmuar Laçin në thellësi. Për mua Laçi e ka të vështirë me Tiranën sepse edhe bardheblutë janë një skuadër agresive që nuk tërhiqen.