RTSH Sport Live

Muça për Tiranën: S’kam shpresë se do bëhet ndonjë ditë, klub evropian…

  • 11/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Muça për Tiranën: S’kam shpresë se do bëhet ndonjë ditë, klub evropian…
Specialisti i studios së Rubrikës Sportive në RTSH, Shkëlqim Muça ka dhënë opinionin e tij për gjendjen e bardhebluve

Shkëlqim Muça ka folur në Rubrikën Sportive për situatën e Klubit të Tiranës në lidhje me rastin e bllokimit të merkatos edhe pse çështja u zgjidh brenda pak ditësh. “U çbllokua merkato, pro ka për të paguar lëkët. Tirana duhet të mësohet, sepse po e pëson çdo vit. Unë personalisht nuk kam shpresë se Tirana do arrijë ndonjëherë në nivelet e një klubi evropian. Të paktën me presidentin aktual. Mardhëniet duhet të jenë në përputhje me regullat e FIFA-s, prandaj tek ky klub duhet të punojnë nga ana ligjore. Tirana shihet në FIFA me një sy tjetër, sepse ka humbur çështjet njëra pas tjetrës. Nuk ka fituar kurrë asnjë çështje. Nuk e kuptoj pse kaq shumë lekë të shpenzuara për gjyqe dhe lojtarë. Kur jam larguar nga drejtimi i klubit në 2008, nuk kishte asnjë lekë borxh. Kanë humbur mbi 20 gjyqe me lojtarët dhe vlera mund të kalojë 1 milion dollarët. Klubi serioz që ka struktura nuk ka humbje të tilla. Por kur presidenti bën edhe trajnerin edhe juristin ndodhin probleme të tilla”- deklaron Muça.

Edhe për sa i përket gjyqeve në dhomën e zgjidhjes së konflikteve Muça zbulon një tjetër problematikë. “Klubi nuk ndjek as gjyqet me lojtarët, nuk merr as avokat dhe në fund presin vetëm vendimin. Kjo është për të vënë duart në kokë”…

Sa i përket gjendjes së ekipit dhe ndeshjes së luajtur në Ballsh, ish-trajneri dhe ish-drejtuesi i bardhebluve ka shtuar: “Nuk ka nivelin e ekipit që të mbroj titullin. Barazimi i 5-të resht, duke treguar se nuk është përmirësuar por ka qëndruar në vend. Ka nevojë për më shumë cilësi ekipi, më shumë lojtarë. Pavarësisht se po vjen Seferi, por nëse largohet Muci do jetë problem”, deklaroi Muça në Rubrikën Sportive në RTSH.