RTSH Sport Live

Muça “rindërton” Partizanin

  • 03/05/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Muça “rindërton” Partizanin
Shefi i klubit të kuq flet për arritjet e stemës historike në shumësportësh

Tre finale, njërën prej të cilave e ka fituar dhe dhjetra kamionë e skuadra në disiplina të ndryshme. Klubi shumësportësh i Partizanit duket se po rikthehet në gjurmët e stemës së dikurshme dhe shenjat janë të mira pasi vitet e fundit është punuar me kujdes. Shehi i klubit Partizani, Shkëlqim Muça flet në RTSH Sport për këtë fund-sezoni që e cilëson shumë të suksesshëm, duke nënvizuar punën që është bërë me ringritjen e një prej stemave më të suksesshme të historisë së sporteve në vendin tonë. “Natyrisht Bashkia Tiranë na ka mbështetur shumë. Gjithashtu kemi grumbulluar disa fonde me dashamirës të klubit dhe sponsor të ndryshëm. Në këtë mënyrë kemi mundur që në lojrat me dorë këtë vit të kthehemi në protagonist pasi kemi arritur tre finale”, nis prononcimin e tij për RTSH Sport, Shkëlqim Muça.

Për ish-mesfushorin, sot në një pozicion tjetër, shumë të ndryshëm nga futbolli, Partizani mbylli një sezon shumë të suksesshëm, pavarësisht disfatave në dy finale. “Jemi të kënaqur pasi kemi shkuar në finale pastaj dihet se triumfi nuk është i lehtë. Finalet e lojrave me dorë luhen në pesë ndeshje dhe gjithmonë fituesi duhet përgëzuar pasi ka ngritur trofeun me meritë”, shpjegon Sshefi i Klubi Shumësportësh Partizani.

Muça i njeh meritat Flamurtarit të femrave për suksesin në finale me vajzat e kuqe ndërsa bën një proopozim edhe për ndryshimin e formatit të basketbollit të meshkujve. “Këtë sezon kanë merituar gjithçka. Sa i përket sezonit që vjen do të bëjmë ç’mos të gjejmë edhe sponsor për ekipin e basketbollit të meshkujve. Për të vendosur objektivin duhet të shikojmë edhe cila do të jetë skema e kampionatit për sezonin që vjen. Formati aktul nuk i gjetur pasi kampionat me gjashtë skuadra nuk ka në asnjë vend të botës”, tha Muça.  

Gjithsesi, për shefin e klubit Partizani, arritja më e madhe është rikthimi i njerëzve në sallat e sporteve. “Mendoj se do të ishte diçka pozitive nëse ndeshjet do të transmetoheshin në televizion. Mendoj se një hap i tillë do të afronte më shumë tifozët me këto sporte”, tha Muça.  

Intervistën e plotë me shefin e klubit Partizani, Shkëlqim Muça në lidhje me ecurinë e klubit që ai drejton por edhe në lidhje me arritjet apo ndryshimet që duhen bërë, mund ta ndiqni në fund të edicionit të lajmeve në RTSH Sport.